Champions League, kualifikohet Juventus

Juventusi, Manchester City, Benfika dhe Atletiko Madrid, janë katër skuadrat e tjera që e kanë siguruar kalimin për në turin tjetër të Champions League.

Juventusi mposhti në Torino 1-0 City-n falë golit të Mandzukic, fitore kjo që i ngjit ata në vendin e parë në grupin D.

Gjithsesi kjo humbje nuk i lëkund pozitat e skuadrës angleze, e cila ndodhet në vendin e dytë me 9 pikë, 4 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Borusia Mynshengladbah.

Pas Realit dhe Barcelonës, listës së skuadrave spanjolle të kualifikuara i shtohet edhe Atletiko Madrid. Ekipi i Diego Simeones mundi 2-0 Galatasarajin dhe ngjitet në kuotën e 10 pikë, po aq sa Benfika që barazoi 2-2 me Astanën.

Një ditë më parë siguruan kualifikimin për në turin tjetër të këtij kompeticioni edhe Barcelona dhe Bayern Munich.

Share Button