Çfarë rrezikoni nëse flini me make-up?

Ndonjëherë na ndodh të gjithave që të flemë pa hequr grimin për shkak të lodhjes, mungesës së kohës apo ngarkesës në punë.

Nuk është aspak një gjë e mirë sepse nëse flini duke pasur fytyrën me grim do të keni efekte anësore dhe ato janë:

Irritim dhe infektim të syve- Dermatologia Dr. Joel Sclessinger ka thënë: “Neglizhenca ndaj heqjes së makijazhit nga sytë mund të shkaktojë tharje, skuqje, irritim dhe infeksion te sytë”.

Rrudha- Nëse flini me make-up rriten mundësitë që të keni një fytyrë me rrudha dhe një lëkurë që plaket më shpejt.

Puçrra- Kjo mund të duket shumë tipike, por mos heqja e kremrave dhe pudrës nga fytyra ndikon më shumë në mbylljen e poreve të fytyrës dhe krijimin e puçrrave.

Dëmtim të qepallës së syrit- Nuk është habi sepse fjetja kur sytë janë me laps të zi dhe me rimel nënkupton bllokimin e pjesës së lëkurës afër qerpikëve dhe si rrjedhojë syri infektohet.

Prishje të qerpikëve- Mbajtja e maskarës edhe gjatë natës shkakton prishje dhe dobësim të qerpikëve.

Share Button