Çfarë po ndodh në Alepo? Pamjet që po tronditin botën

Aleppo është duke jetuar orët e fundit të luftës, teksa ushtria siriane përgatitet të marrë plotësisht qytetin e dytë më të madh në vend.

Por, kjo ka vënë në rrezik jetët e civilëve dhe rebelëve që gjendeshin ende në qytet.

Sipas OKB-së, civilët që përpiqeshin të largoheshin, janë qëlluar pa paralajmërim nga ushtria e Assad, ndërsa nuk kanë munguar as ekzekutimet masive.

Ndërkohë, banorët kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale statuse dhe video, si mesazhet e tyre të fundit, teksa prisnin vdekjen.

Pamjet që vijnë nga qyteti janë vërtetë të rënda dhe dramatike, ndërsa pjesa tjetër e banorëve të Aleppo-s shfaqen duke festuar çlirimin e qytetit nga ushtria.

Në Aleppo gjenden aktualisht një grup rebelësh dhe banorë civilë, të cilët kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al Assad.

Ndërkaq, raportohet se OKB ka arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, për evakuuimin e rebelëve dhe civilëve.15492095_722866834536408_1619257420592679619_n 15492321_722868564536235_4520732723869354860_n 15542252_722868447869580_915342434538271564_n 15542359_722869087869516_5024039939087181101_n 15578446_722868877869537_488210610447941642_n 15439978_722868497869575_337093619914897893_n alepo-735x400-1-650x358

 

Share Button