Çfarë ngjyre ka Dielli?

Zakonisht mendojmë se Dielli është i verdhë, i portokalltë, apo i kuq. Por, a jeni të sigurt se kjo është e vërtetë?

Ylberi rrjedh nga drita e Diellit, vetëm që në rastin e ylberit, ngjyrat janë të ndara qartazi.

Çdo ngjyrë në të (e kuqja, e portokallta, e verdha, e gjelbra, e kaltra dhe ngjyra vjollcë) ka gjatësi të ndryshme valore – e kuqja më e gjata, e kaltra më e shkurta.

Mënyra se si e shohim Diellin, ka të bëjë edhe me kulturën. P.sh. në Japoni fëmijët e ngjyrosin Diellin me të kuqe, kurse në SHBA, sikur te ne, me të verdhë.

Të gjitha format e dritës dhe të energjisë i takojnë një fenomeni: spektrit elektromagnetik.

Sytë tanë mund ta shohin vetëm një sasi të vogël të energjisë, të cilën e quajmë dritë të dukshme.

Radiovalët, mikrovalët dhe rrezet gama kanë gjatësi të ndryshme valore, por i takojnë fenomenit të njëjtë.

Shkencëtarët mendojnë se Dielli është – i bardhë. Profesori i Oksfordit Stephen R. Vilk, mendon se kjo është mëse e sigurt.

Share Button