Çfarë i duhet një trupi dhe mendje të shëndoshë?!

Për një gjendje dhe shëndet sa më të mirë shpirtëror, duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë përbërësit e mëposhtëm.

Kalcium

Minerali me nivelin më të lartë në trupin tonë, Kalciumi, luan rol shumë të rëndësishëm në shumë aspekte.

Një nivel i vogël i kalciumit në trupin e femrave, mund të luaj rol në sindroma premenstruale, që lidhen pataj me depresionin. Për të mos rrënë në gjendje depressive, ju duhet të keni nivel të mjaftueshëm të kalciumit në trup.

Hekur

Hekuri transporton oksigjenin për të mbështetur nivelin e energjisë dhe rrit forcën e muskujve. Niveli vogël i hekurit, mund të bëj që të ndihemi të lodhshëm dhe me depresion.

Magnezium

Është një mineral që luan mëse 300 role në organizmin tonë, për të mbrojtur shëndetin e trupit. Mungesa e tij na sjell lodhje, ngatërrim mental, nervozizëm dhe predispozicion për stress.

Zink

Zinku është i rëndësishëm për trupin tonë pasi luan rol tejet të veçantë në sistemin imun. Niveli i ulët i zinkut mund të ndikojë në dobësimin e sistemit imun, humbjen e apetitit për të ngrënë, anemi, depresion, humbje të flokëve dhe sëmundje të ndryshme.

Për të rregulluar disponimin te njeriu, përdoren edhe disa vitamina si: Vitamina B6, Vitamina B12, Vitamina D.

Share Button