Ceremonia për dhënien e çmimit ” Zëri më i bukur i Xhuzit Amme”

Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Kulturore “Gruaja” organizon konkursin “Zëri më i bukur i Xhuzit Amme”.  Më 14 qershor,  finalistë nga e gjithë Shqipëria do të presin për çmimin e madh pas konkurimit në Konkursin Kombëtar të Kuranit shpallur nga Shoqata kulturore “Gruaja”. Programi do të përfshijë ndër të tjera: këndim Kurani, fjalë përshëndetëse nga organizatorët, fjalë përshëndetëse dhe përshypje nga disa prej konkurentëve, intepretim poezie, ilahi, shpërndarjen e çertifikatave si dhe shumë surpriza të tjera.

Share Button