Çerdhe e re në Kombinat, Veliaj: Investim për gjeneratën e ardhshme

Kombinatit i shtohet një çerdhe e re për fëmijët e zonës. Bashkia e Tiranës ka rikualifikuar disa ambiente të pashfrytëzuara më parë, duke i shndërruar ato në një çerdhe për fëmijët e Kombinatit.

Ambientet e reja u inspektuan edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se një meritë e veçantë për hapjen e kësaj çerdheje kanë edhe prindërit e fëmijëve që mundësuan një pjesë të pajisjeve dhe orendive.

Ai theksoi se ky vit që po mbyllet mund të konsiderohet edhe si viti ku fokusi kryesor i punëve që ka bërë bashkia ka qenë te e ardhmja e qytetit, që janë fëmijët.

Share Button