Çeki, gjykata vendos në favor të diskriminimit mbi hixhabin

 Gjykata e Apelit në Çeki ka miratuar ndalesën e mbulesës islame (hixhab) në një shkollë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata ka miratuar vendimin paraprak të një gjykate të ulët e cila refuzoi ankesën e një nxënëse somaleze e cila kishte pohuar se ishte diskriminuar në shkollën e infermierisë për shkak të mbulesës.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është përfundimtar.

Gjykata e Dhjetë Rajonale e Pragës më 27 janar refuzoi kërkesën e shtetases somaleze Ayan Jamaal Ahmednuur për falje dhe dëmshpërblim prej rreth 2.750 dollarësh, me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme se ndaj saj është kryer diskriminim.

Drejtoria e shkollës ka theksuar se Ahmednuur gjithsesi nuk ka prezantuar dokumentetet e nevojshme për të qenë nxënëse dhe se nuk bëhet fjalë për diskriminim ndaj saj.

Ligjet e Çekisë nuk e ndalojnë hixhabin në përgjithësi.

Share Button