Çavuşoğlu takim me homologun e tij nga Irani

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi një takim me homologun e tij nga Irani, Cevad Zarif, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu dhe Zarif zhvilluan takime dypalëshe dhe takime mes delegacioneve në kuadër të Mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, takim i jashtëzakonshëm, i cili u mbajt në Stamboll me thirrjen e Turqisë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu dhe Zarif shkëmbyen mendime për zhvillimet lidhur me Jerusalemin, si dhe për temat tjera rajonale dhe dypalëshe.

Share Button