CAS refuzon apelin, mbetet në fuqi pezullimi i Etikës

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv rrëzoi kërkesën e Michel Platini për t’i hequr pezullimin 90-ditor nga detyra si President i UEFA-s.

Kreu i UEFA-s, së bashku me atë të FIFA-s, Sepp Blatter u pezulluan në muajin tetor nga Komisioni i Etikës pas shpërthimit të skandalit të korrupsionit në FIFA. Që të dy ata mohojnë akuzat.

Më herët, si Blatter ashtu edhe Platini ankimuan vendimin për pezullim në Komisionin e Apelit të FIFA-s, i cili gjithashtu la në fuqi vendimin e Etikës për pezullimin e tyre.

Kjo do të thotë se Michel Platini në këtë moment mbetet ende jashtë gare për presidencën e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit në zgjedhjet që do të mbahen në 26 shkurtin e vitit të ardhshëm.

Share Button