Carl Bildt: A do më burgosni nëse mbaj tubim elektoral për suedezët në Vjenë?

Ish-kryeministri i Suedisë dhe njëherësh anëtar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), Carl Bildt, reagoi kundër Evropës me fjalë: “A do më burgosni nëse mbaj një tubim elektoral për suedezët në Vjenë?”

Carl Bildt theksoi se nuk ekziston asnjë arsye e vërtetë, që do të arsyetonte pohimet e disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian për ndalesën e tubimeve elektorale në shtete të tjera.
Politikani suedez vuri në pah se ai ka marrë pjesë personalisht në fushata elektorale jashtë shtetit për zgjedhjet në Suedi, ndërkohë që në Suedi është dëshmitar i fushatave zgjedhore të mbajtura nga politikanë të huaj.

Bildt tërhoqi vëmendjen se qëndrimi pengues i Gjermanisë, Holandës dhe Austrisë do të shkaktojë probleme serioze në aspektin e lirive në përgjithësi dhe lirisë së shprehjes e të tubimit në veçanti.
Këto deklarata të Carl Bildt u mbështetën fuqishëm edhe nga ish-ministri portugez për Bashkimin Evropian, Bruno Macaes, që kritikoi heshtjen e Brukselit në lidhje me këto sulme tronditëse kundër lirisë së shprehjes.

“Nuk ka qoftë edhe një arsye të vetme, e cila mund të justifikojë ndalimet”, tha Macaes.
Disa vende evropiane kanë penguar dhe ndaluar tubimet elektorale të ministrave të Ankarasë me qytetarët turq, që jetojnë jashtë shtetit, për referendumin popullor të 16 prillit në Turqi, duke shkaktuar tensionim dhe krizë diplomatike ndërmjet BE-së dhe Turqisë.

Share Button