Çaji edhe mbetjet i ka të dobishme

Çaji ka vlera të shumta kurative për njeriun dhe kjo gjë është e provuar ndër vite. Por është zbuluar edhe se edhe bustinat e çajit mund të ripërdoren, madje janë shumë të dobishme. Ja se çfarë duhet të bëni. Pasi e keni përdour bustinën e çajit, vendoseni në një kullesë që të depërtojë.

Ja se për çfarë mund t’ju shërbejnë më pas bustinat e thara:

1- Ju mund t’i përdorni nëse ju pickojnë insektet ose keni djegie të vogla, apo djegie nga dielli.

2- Vendoseni atë tek bimët tuaja në kopësht, bashkë me dheun dhe pleun që përdorni. Do ju japin luleve tuaja ngjyrë më të bukur.

3- Mund të spërkatni vendin e jashtëqitjes së maces apo qenit tuaj, do të largojë erën e keqe.

4- Përdoreni për qimet e qenit tuaj, do t’ju japin atyre shkëlqim.

5- Vendosni një bustinë çaji në frigorifer. Do të mbajë larg erën e keqe të ushqimeve.

6- Largon erën e keqe të duarve tuaja pasi mund të këni prerë qepë, hudhër apo peshk.

Sipas shëndeti.al

Share Button