Buzëqeshja, një kurë kundër stresit

Një studim amerikan ka treguar se në situata të vështira, kur ju buzëqeshni ndjeheni më mirë, madje edhe kur keni një buzëqeshje të detyruar.

Kërkuesit e Universitetit të Kansas kanë arritur në përfundimin se studentët që buzëqeshnin ishin më pak të stresuar dhe në ankth se të tjerët.

Studiuesit sugjerojnë se buzëqeshja është një tregues i rëndësishëm jo-verbal i lumturisë dhe gjithashtu tregojnë se buzëqeshja është zgjidhja ngjarjeve stresuese të jetës.

Për të arritur në këto konkluzione, studiuesit kanë testuar reagimet e 169 nxënësve nën stres, dhe që kishin duart të zhytura në një tas me akull, duke i detyruar disa prej tyre të buzëqeshnin.

Si përfundim, personat që buzëqeshnin kishin një nivel më të ulët të stresit, në krahasim me personat që mbanin një shprehi neutrale të fytyrës.

 

Share Button