Buxheti i Turqisë do të fokuset në krijimin e vendeve të punës

Turqia do te fokusohet në krijimin e vendeve të reja të punës në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2020, theksojnë nga Ministria e Financave, e cila në Gazetën Zyrtare shpalosi detajet për planin e saj afatmesëm fiskal.

Gjatë kësaj periudhe, Turqia po ashtu do të fokusohet edhe në mbajtjen e stabilitetit makroekonomik, zvogëlimin e inflacionit dhe uljen e pabarazisë në të ardhurat.

Megjithatë, nga Qeveria e Turqisë nuk shpalosën numrin e saktë të vendeve të punës që parashikohen të hapen gjatë realizimit të planit.

Nga Ministria njoftuan se do ta rrisin konsumin buxhetor për 18 për qind, në 991 miliardë lira turke (193.4 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm, 753 miliardë lira turke (210 miliardë dollarë) në vitin 2019 dhe 816 miliardë lira turke (228.4 miliardë dollarë) në vitin 2020.

Konsumi për nëpunësit civil do të konsiderohet si një nga më të mëdhatë, në shumë prej 183 miliardë lira turke (51 miliardë dollarë) për vitin e ardhshëm, nga 162 miliardë lira turke këtë vit.

Sipas programit afatmesëm ekonomik të shpalosur nga fundi i shtatorit, Qeveria ka për qëllim që të arrijë rritje ekonomike vjetore prej 5.5 për qind deri në vitin 2020.

Pritet të mbledh 696.8 miliardë lira turke (195 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm, duke lënë deficit buxhetor prej thuajse 66 miliardë lira turke (18.4 miliardë dollarë).

Në planet e saj afatmesme për menaxhim fiskal për periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2020, ministria bëri të ditur se Qeveria do ta mbajë deficitin buxhetor nën 2 për qind, me 1.9 për qind për periudhën 2017-2018. Qeveria planifikon që ta ulë në 1.6 për qind deri në vitin 2020.

Sipas Institutit Turk për Statistikat (TurkStat), ekonomia turke tejkaloi pritjet në tremujorin e parë (5.2 për qind) dhe në të dytin (5.1 për qind) të këtij viti.

Share Button