Burrat që hanë vetëm rrezikohen nga obeziteti

Kur ha vetëm, dëmtohet beli dhe shëndeti, veçanërisht tek meshkujt. Njerëzit të cilët nuk hanë me të tjerët kanë në fakt 45% më shumë rrezik për t’u bërë obezë dhe të kenë presion dhe kolesterol të lartë. E kanë verifikuar hulumtuesit e Universitetit Dongguk, në Spitalin Ilsan në Seul, dhe studimi është botuar në revistën Obesity Research & Practical Clinical Practice.

Në studim janë shqyrtuar më shumë se 7,700 të rritur, dhe u pyetën sesa shpesh hanin vetëm. Është vënë re që rrezikohet shëndeti nëse hani vetëm më shumë se dy herë në ditë, që u ndodh më shpesh atyre që janë single, të pamartuar, të cilët e kalojnë ushqimin dhe hanë më pak. Në veçanti, meshkujt që hanë vetëm më shumë se dy herë në ditë janë ata që janë më në rrezik të bëhen obezë. Por jo vetëm.

Ata kanë 64% më shumë shanse për zhvillimin e sindromës metabolike, ku diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe obeziteti janë të kombinuara së bashku. Gratë që hanë rregullisht vetëm kanë 29% më shumë mundësi për zhvillimin e sindromës metabolike, e cila gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe goditjeve.

Obeziteti shkaktar sëmundjesh

E keqja e obezitetit nuk është vetëm estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike. Mbipesha është bërë faktor ndikues për rreth 600 milion njerëz me hipertoni arteriale, 177 milion të sëmurë me diabet, 20 milion të prekur nga kanceri dhe 20 milion me sëmundje të zemrës e të arterieve të trurit. Nëpërmjet sëmundjeve të mësipërme vetëm në vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milionë njerëzve. Obeziteti dhe shfaqja e sëmundjeve të tjera të zemrës, hipertensioni, kanceri, diabeti, niveli i lartë kolestrolit, u bënë shkak për vdekjen e shumë të sëmurëve.

Studimet e bëra nga ekspertët treguar ndikimin e plotë që kishte obeziteti në shfaqjen e kancerit te gratë. Mbipesha shfaqej si faktor nxitës i 10 tipave të kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Të gjitha këto sëmundje kishin probabilitet më të lartë shfaqjeje sidomos pas periudhës së menopauzës. Sipas studimeve më të fundit të realizuara nga shkencëtarë e ekspertë të njohur në ShBA dhe në Evropë, ka rezultuar se obeziteti është shkaktar i kancerit të gjirit dhe mitrës rreth 189 për qind. Po ashtu ai është shkaktar i kancerit në ezofag (gurmaz), në masën 138 për qind. Te gratë në periudhën e menopauzës, mbipesha shkakton kancer në zorrën e trashë në masën 61 për qind.

Këshillat e ekspertëve për të shmangur obezitetin:

– Përdorni sa më shumë në ushqimin e përditshëm zarzavatet dhe
frutat e freskëta
– Përdorni ushqimet me përmbajtje të lartë fibre
– Praktikoni veprimtarinë e përditshme fizike
– Minimizoni konsumin e yndyrnave shtazore krahasuar me ato me
origjinë bimore
– Kufizoni përdorimin e produkteve ushqimore me përmbajte të
lartë të yndyrnave, kripërave dhe sheqernave të lira
– Evitoni shtimin në peshë;
– Mos pini duhan

Share Button