“Burg pa afat” për Doksan Dushkun

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë sot masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për 59-vjeçarin, Doksan Dushku, i cili vrau me 8 plumba vajzën e tij shtatzëne vetëm tre ditë më parë.

Edhe në seancën e sotme gjyqësore, sikundër në dëshminë e tij para Prokurorisë, Doksan Dushku, nuk ka shfaqur shenja pendese për vrasjen e vajzës së tij të vetme.

“Vajzën e vrava për çështje nderi, pasi mora vesh që ishte shtatzënë, nuk jam penduar”- ka deklaruar në gjykatë Dushku.

59-vjeçari momentalisht është autori i vetëm i krimit të rëndë në familje. Ndërkaq gjatë natës së 28 majit, janë marrë në pyetje edhe 3 vëllezërit e Fatmira Dushkut si dhe një kushëri i saj.

 

Share Button