Burg nënës nga Librazhdi që mbyti foshnjen

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Orjela Lleshin, 30-vjeçarja që mbyti me jastëk foshnjen e saj vetëm 2-muajshe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kuturman të komunës Qendër në Librazhd, ndërsa gruaja ka pranuar para ekspertëve të policisë, se e ka kryer krimin në kushte të rënda depresive.

30-vjeçarja Lleshi ka shprehur pendesë për krimin e rëndë teksa ka pranuar se fëmija nuk ishte e bashkëshortit të saj, por fryt i një historie dashurie që ajo e kishte nisur me një djalë shumë më të ri në moshë se ajo.

 

Share Button