Bulqizë, zhduket prej tre ditësh një 70-vjeçar

Një 70-vjeçar nga Bulqiza rezulton i zhdukur prej tre ditësh në rrethana misterioze.

Haxhi Zogu, nga fshati Valikardh i Bulqizës mësohet se kishte shkuar të merrte pensionin 3 ditë më parë por më pas nuk u kthye më në banesë.

Kanë qënë familjarët ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Kjo e fundit ka nisur menjëherë punën për gjetjen e 70-vjeçarit Zogu.

Share Button