Bulqizë, shpërthen automjeti në oborrin e shtepisë

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një automjet në lagjen ‘Gjeologu’ të qytetit të Bulqizës.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se makina në pronësi te Ardjan Duricit ishte e parkuar brenda oborrit së banesës kur ndodhi shpërthimi, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Share Button