Bullizmi, fenomen i rrezikshem i shoqërisë tonë

Sa herë mumd të kemi qenë pjesë e grupeve apo individëve që kanë ofenduar të tjerët për shkak të veshjes, fizikut, besimit fetar, racës, gjinisë apo dhe shumë të tjera?!
Ndoshta kemi ndalur dhe i kemi kritikuar këta paragjykues ose ndoshta kemi bërë indiferentin dhe kemi vazhduar në punën tonë. Ne nuk e kemi idenë se sa dëm po i shkaktohet atij personi i cili po e vuan këtë dhunë. Sigurisht që dhuna nuk është vetëm fiIke, por edhe verbale e cila përfshin talljen, ofendimin, mallkimin, këcënimin etj. Forma të tilla dhune shfaqen së tepermi tek adoleshentët në shkolla.

Për të trajtuar më gjerësisht këtë aspekt, emisioni “Sondazh” solli analiza konkrete të shkaqeve dhe pasojave të dhunës duke shpjeguar kryesisht fenomenin e bullizmit. Ndjekësit e Radio Kontakt patën mundësi të merrnin pjesë në sondazh ku pyetja ishte: Kur keni qenë ose aktualisht jeni nxënës a keni hasur dhunë fizike ose/dhe psikologjike? Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në pyetsor, rreth 16% e tyre, ishin përgjigjur se kanë përjetuar bërtitje të vazhdueshme. Po ashtu një pjesë tjetër edhe pse më e vogël, rreth 6.2% ishin shprehur se kishin përjetuar goditje në kokë, apo pjesë të tjera të trupit.

Gjatë transmetimit të emisionit, ishte ftuar edhe Arjola Manreka, psikologe shkollore. Ajo ceku shkaqet e bullizmit të cilat lidheshin me superioritetin që ndjejnë disa adoleshentë kundrejt një grupi tjetër të cilët i përcaktojnë si inferjorë dhe më pas ushtrojnë dhunë. Ky diferencim është më tepër i dukshëm në zonat urbane ku kemi më tepër diversitet kulturor, social dhe ekonomik. Rastet më të zakonshme të bullizmit është kur një nxënës ndihet më lartë kundrejt një tjetri i cili mund të jetë i varfër, apo i ardhur nga pakicat etnike. Psikologia tregoi se janë djemtë ata që dhunojnë më së shumti, në krahasim me vajzat. Kjo vjen si pasojë e diferencuar të edukimit që bëjnë prindërit për të dyja gjinitë.

Një tjetër pjesë me interes gjatë emisionit ishte dhe trajtimi i krimit kibernetik si forma më e re (moderne) e bullizmit, ku shumë adoleshentë bien pre e kërcënimeve online.
Në fund të emisionit u dhanë edhe këshilla për prindërit të cilët duhet të komunikojnë më shumë me fëmijët e tyre duke filluar qe në moshë më të hershme deri sa mos të bëhet vonë. Po ashtu duhet të krijohen ura bashkëpunimi me mësuesit dhe pjesën tjetër të stafit pedagogjik.

Share Button