Brokoli ndihmon në shërimin e diabetit

Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia ose konsumimi i brokolit në formë lëngu mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës, në veçanti duke mbajtur nën kontroll obezitetin, janë një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll sëmundjen. Ndërsa tek disa njerëz ilaçet mund të shkaktojnë edhe efekte anësore.

Metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për këtë sëmundje pasi ul nivelet e sheqerit në gjak, nuk mund të merret nga 15% e njerëzve që vuajnë nga diabet për shkak të efekteve të saj në veshka.

Profesor Anders Rosengren, nga Qendra Universitare Lund e Diabetit në Suedi, rekomandon që personat të cilët vuajnë nga diabeti ose prediabeti, të përdorin brokolin si ushqim për të mbajtur nën kontroll sëmundjen ose parandaluar progresin e saj.

Gjatë studimit 12-javor, nga 97 pacientë obezë, ata që morën brokoli pësuan rënie të konsiderueshme të niveleve të glukozës në gjak në gjendje esëll, krahasuar me ata që morën ilaçe.

Share Button