Britani: Shpërthimi i fuqishëm, 34 të plagosur dhe qindra të evakuuar

Dy persona janë plagosur rëndë dhe 32 të tjerë lënduar gjatë shembjes së disa ndërtesave në Britani, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi.
Një numër i madh shtëpish u evakuuan menjëherë dhe më shumë se 100 njerëz u zhvendosën në një kishë aty pranë, raporton “BBC”.

Shërbimet emergjente ishin thirrur nga banorët për shkak të një “incidenti të madh” në Wirral, në rreth orës 21:00 , mbrëmjen e të shtunës .

Të plagosurit u dërguan në spitalet e Merseyside dhe Chester dhe North West.

Share Button