Britani, pranga shqiptarit për trafik klandestinësh

Një shqiptar dhe një shtetas çek janë dënuar nga gjykata në Britani pasi kanë ndihmuar të fusin në këtë vend 20 emigrantë shqiptarë të paligjshëm.

Agim Kolaj ka pranuar akuzat ndaj tij dhe gjykata e ka dënuar atë me 27 muaj burg.

Nga procesi gjyqësor Kolaj akuzohet se kishte organizuar takimin e emigrantëve ilegalë në Belgjikë dhjetorin e kaluar.

Por ata u zbuluan nga një grup oficerë policie që po kalonin andej.

Të gjithë emigrantët ilegalë ishin me shtetësi shqiptare.

Share Button