Britani, një automjet godet disa muslimanë në Newcastle

Gjashtë persona janë transferuar në spital për trajtim pasi një automjet në qytetin Newcastle të Britanisë ka goditur disa muslimanë që ndodheshin në trotuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga policia Northumbria, një automjet në orën 09:14 sipas kohës lokale ka goditur disa këmbësorë që ndodheshin para Qendrës Sportive Westgate, ku si pasojë janë transferuar në spital gjashtë persona, prej të cilëve tre fëmijë.

Ndërkaq, policia ende nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave që janë transferuar në spital apo në lidhje me atë se si ka ndodhur incidenti.

Nga policia thonë se besojnë që incidenti “nuk ka lidhje me terrorizmin”, ndërkohë vazhdon marrja në pyetje e një gruaje 42 vjeçare e cila është arrestuar.

Mediat britanike paraprakisht njoftuan se në vendin ku ka ndodhur incidenti ishte mbajtur aktivitet me rastin e festës së Fitër Bajramit. Po ashtu, thuhet se këmbësorët e goditur në trotuar janë muslimanë të cilët morën pjesë në aktivitet.

Share Button