Britani, janari me sufiçit rekord

Financat britanike regjistruan një sufiçit rekord prej 8.8 miliard paundësh për janarin e këtij viti duke tejkaluar edhe pritshmëritë e autoriteteve. Nga të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave të ardhurat tejkalojnë parashikimet prej 6.5 miliard paundësh, aq sa ishte edhe shuma e siguruar një vit më parë. Në terma më të thjeshtë, kjo shifër përkthehet në ulje të huamarrjes prej qeverisë që zbret në 74 miliard paund, nga 91.3 miliard që është e parashikuar në buxhetin e këtij viti. Zakonisht në muajin janar financat britanike regjistrojnë gjithmonë një sufiçit dhe kjo falë disa taksave vjetore që paguen çdo fillimviti. Sekretari i Thesarit, George Osborne deklaroi se të ardhurat rekord, më të lartat në shtatë vitet e fundit tregojnë që ekonomia vendase është në rrugën e duhur.

Share Button