Britani, gjashtë të plagosur në një sulm me acid në Londër

Gjashtë persona janë plagosur në një sulm me acid në Stratford, në pjesën lindore të Londrës në Britani të Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje dhe të njëjtit i ka paraprirë një përleshje mes du grupeve, njoftoi policia britanike.

Ekipi i ndihmës së shpejtë ka trajtuar në vendngjarje të plagosurit, tre nga të cilët janë dërguar për kurim në spital.

Siç shkruan BBC, asnjëri nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetë.

Policia ka arrestuar një 15 vjeçar me akuzën e “shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore”.

Share Button