“Brexit”, Cameroon e Merkel: Ka ende punë për të bërë

“Ka ende punë për të bërë”. Kështu janë përgjigjur Kryeministri britanik David Cameron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në meritë të hipotezave për Brexit dhe kërkesave të Britanisë së madhe për të ngelur në zonën euro.

Në bisedën telefonike, dy liderët kanë rënë dakord se:
“Ka pasur progres pas samitit europian të dhjetorit dhe se ka patur një vullnet real të BE-së për t’iu përgjigjur katër pikave të shqetësimit të popullit britanik.

Të dy kanë përfunduar se ka ende punë për t’u bërë përpara samitit europian të shkurtit, në mënyrë që të gjenden zgjidhjet e duhura”.

Në lidhje me çështjen e emigrantëve, si Cameron dhe Merkel kanë konfirmuar nevojën për “një kufi të jashtëm europian dhe një bashkëpunim të ngushtë me Turqinë”.

Share Button