Brazil, vritet koloneli i torturave

Një ish-kolonel i ushtrisë braziliane i cili pranoi torturimin dhe vrasjen e të burgosurve politikë nën sundimin ushtarak deri në vitin 1980 është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas policisë Paulo Malhaes, 76 vjeç është vrarë nga tre burra të cilët kanë hyrë në shtëpinë e tij në periferi të Rio de Zhaneiro.

Muajin e kaluar, ish koloneli deklaroi se nuk ishte penduar për vrasjen dhe torturimin e shumë njerëzve dhe të burgosurve politikë në kohën e regjimit.

Të paktën 500 njerëz janë zhdukur ose janë vrarë në Brazil në kohën e qeverisjes nga ushtria në mes viteve 1964 dhe 1985.

 

Share Button