Brazil, vetëm rruga ndan dy botëra të ndryshme

Disa mijëra njerëz të pastrehë jetojnë në kasolle prej najloni dhe tenda të cilat i kanë ngritur në një fushë, ku vetëm rruga i ndan nga pjesa urbane e Sao Paulos, raporton Anadolu Agency (AA).

Fotoreporteri i AA-së ka regjistruar imazhe unike në qendrën e qytetit të Sao Bernardos do Campo, në shtetin e Sao Paulos në Brazil, ku jetojnë dy botëra krejtësisht të ndryshme, ku të pastrehët luftojnë së bashku për mbijetesë dhe popullsia urbane me strehim të rehatshëm në rrokaqiej dhe vila.

Në Brazil, nuk është e pazakontë të shohësh vendbanime të varfra, të ashtuquajturat “favelas”, të cilat mbështeten në qytete urbane dhe të pasura, por rasti në San Bernardo do Campo është unik sepse edhe “favelat” e varfra janë shumë më të rehatshme për të jetuar se sa lagjet me najlona.

Këto janë kasollat e ndërtuara nga njerëz të pastrehë që janë bashkuar me Lëvizjen e të Pastrehëve (MTST) dhe bashkarisht luftojnë për mbijetesë.

Rasti është i veçantë, sepse bëhet fjalë për qytetin industrial të San Bernardo do Campo, në të cilin u themelua lëvizja moderne e punës së Brazilit dhe Sindikata CUT, organizata më e madhe e këtij lloji në Amerikën Latine.

Share Button