Brazil, protesta kundër Kampionatit Botëror

Protesta masive janë zhvilluar në qytetet e Sao Paulos dhe Rio de Zhaneiros në Brazil për koston e lartë të organizimit të Kampionatit Botëror.

Disa demonstrues hodhën gurë kundrejt policisë ndërsa të tjerë dogjën goma dhe bllokuan rrugët

Protestuesit shprehin zemërimin e tyre pasi miliarda dollarë po shpenzohen për turneun e futbollit, ndërkohë që bëjnë thirrje që këto shpenzime të përdoren për projekte sociale dhe strehim.

Protestat në Sao Paulo po ndiqen nga afër nga qeveria, e cila po i sheh këto zhvillime si sfida sigurie, të cilat mund të ndodhin edhe gjatë zhvillimit të turneut, i cili pritet të nisë më 13 qershor.

Share Button