Brazil, përleshje masive në Rio de Janeiro

Një operacion i madh policor, për të dëbuar qindra familje nga ndërtesat e braktisura në Rio de Janeiro të Brazilit, ka përfunduar në përleshje të dhunshme dhe për pasojë shumë persona kanë mbetur të plagosur.

Mbi 1500 forca policore u përfshinë për të larguar rreth 5 mijë persona nga një zone, e cila i përket një kompanie telekomunikacioni.

Disa familje u larguan paqësisht, por konflikti filloi kur të tjerë rezistuan dhe u përleshën me forcat e policisë.

Banorët qëlluan me gurë në drejtim të policies ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotsjellës. Në mesin e turmës kishte edhe fëmijë.

Ndërkaq shumë persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe policë.

Banorët e kanë kundërshtuar largimin me arsyetimin se janë të pastrehë

 

Share Button