Brazil, dhoma e ulët kërkon të çojë Presidenten në gjyq

Kreu i dhomës së ulët të Kongresit brazilian, Eduardo Cunha ka filluar procedurat për të nxjerrë para gjyqit Presidenten e vendit, Dilma Rousseff. Ai beson se Presidentja ka thyer ligjin pasi ka keqmenaxhim të buxhetin e vitit të kaluar.

“Ishte një vendim i vështirë. Nuk jam në këtë pozitë për të filluar procedura kundër Presidentes”, u shpreh Cunha që edhe mbi të rëndojnë akuza për mosdeklarim të një llogarie bankare në Zvicër.

Presidentja Rousseff, që pavarësisht se u rizgjodh vitin e kaluar, po përballet me zemërimin e popullit për shkak të skandaleve korruptive që lidhen me gjigantin e naftës “Petrobas”.

“Kam qenë shumë e zemëruar me vendimin. Nuk kam bërë asgjë të gabuar”, deklaroi Rousseff gjatë një fjalimi televiziv.

Ajo ftoi në një mbledhje urgjente kabinetin e saj, duke shprehur bindjen se mocioni nuk do të kalojë.

 

Share Button