Braktiset foshnja e vogel, rrinte vetëm në shtëpi

Vajza 19 muajshe e cila prej 6 muajsh jeton e vetme e mbyllur në një shtëpi prej balte për pjsesën më të madhe të ditës, në fshatin Kllobçisht të Maqellarës.
Alsona Çoku jetonte me babanë, i cili i braktisur nga bashkëshortja, mbyllte vajzën në shtëpi dhe ikte për të kërkuar punë.

Pas takimeve që Shërbimi Social Shtetëror kishte kryer me prindërit e vajzës 19 muajshe është vendosur që ajo të sillet në Tiranë dhe do të vendoset në një Institucion të Përkujdesit për fëmijë.

“Dyshojmë se ka probleme me shikimin për shkak se ka qëndruar në errësirë”,- thanë specialistët e Dibrës.
Babai i së miturës, 32-vjeçari Altin Çoku, deklaroi se gruaja e tij u largua duke u martuar me dikë tjetër dhe mori me vete vetëm djalin 6-vjeçar, por la të vetme vogëlushen.

Share Button