Botërori 2014, Gjermania në finale

Gjermania ka shkatërruar Brazilin në ndeshjen gjysëmfinale të Kupës së Botës duke e mundur me rezultatin 7:1.

Gjermanët kanë shënuar pesë gola në pjesën e parë të lojës duke e shokuar mikëpritësin e këtij kampionati, Brazilin.

Në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe dy gola duke sjellur rezultatin në 7:0.

Në minutën e 90-të, braziliani Oscar shënoj golin e vetëm për kombëtaren e tij, duke e përfunduar ndeshjen me rezultatin final 7:1.

Gjermania do pres në finale fituesin e ndeshjes së sotme mes të Argjentinës dhe Holandës, e cila do të mbahet në orën 22:00.

Share Button