Bombardime intensive në lindje të Damaskut

Forcat e regjimit sirian kanë bombarduar me intensitet sot në mëngjes pozicionet rebele në lindje të Damaskut pasi shtynë një ditë më parë një sulm të kryengritësve në shumë lagje të kryeqytetit, njoftoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

“Ka pasur sulme ajrore intensive që në mëngjes në pozicionet që mbahen nga rebelët në lagjen Jobar nga ku ka filluar sulmi i kryengritësve”, njoftoi Rami Abdel Rahmane, drejtori i OSDH-së.

Share Button