Bomba në farmacinë e të atit të Tahirit, ekstradohet Baftjar Bruka

Baftjar Bruka njeriu i dyshuar që vendosi bombën e telekomanduar në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të përballet me drejtësinë shqiptare.

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Suedia, 25 vjeçarin nga Kukësi që akuzohet edhe për vendosjen e bombës së telekomanduar pranë urës “Vasil Shanto” e cila fatmirësisht u arrit të çaktivizohet në kohë.

Baftjar Bruka akuzohet për vepra penale për qëllime terroriste “krijim të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” ndërsa është akuzuar në Itali edhe si kreu i një celule terroriste.

Mbi bazën e këtyre akuzave, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e arrestit me burg me një vendim të dhënë më 25 shkurt të vitit të kaluar.

 

 

Share Button