Bluza e improvizuar e fëmijëve të luftës

Një qese plastike e bardhë, vizat e kaltra të Argjentinës të vizatuara në të nëpërmjet një peneli: kjo është bluza e improvizuar e një fëmije që nuk mund ta ketë, ose më saktë bluza e një fëmije pa atdhe e pa pikë referimi mes tij dhe Leo Messit.

Fëmija vesh “bluzën” e fituesit të topit të artë si të ishte një dokument, ndoshta duke ëndërruar se falë futbollit, ndoshta një ditë do të arrijë t’ia mbathë nga tmerri i luftës, ndërkohë që dikush e fotografon me shpinë dhe me kokën ulur.

Fotografia e publikuar në rrjetet sociale ka prekur internetin dhe brenda pak orësh është bërë virale. Disa bloger turq thonë se fëmija është nga Iraku dhe jeton në rajonin Dohuk, ndërsa sipas zërave të tjerë, mendohet se ai është sirian.

Ajo që dihet është se Messi i vërtetë, pasi ka parë fotografinë e Messit të vogël me bluzën plastike të veshur, bashkë me stafin e tij po përkojnë ta gjejnë dhe t’i dhurojnë një bluzë të vërtetë, e pse jo, edhe ta ndihmojnë.

Share Button