Bllokohet sallami ‘Wudy’, nuk dihet se nga vjen

Nuk janë të pakta rastet e produkteve ushqimore që nuk dihet se nga kush prodhohen, nëse janë produkte origjinale apo të prodhuar në mënyrë ilegale.

Këtë herë bëhet fjalë për sallamin Wudi, për një nga produktet më të preferuara pikërisht nga fëmijët, prodhuar me mish pule.

Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë ka bllokuar një sasi të madhe sallami (3044 kg) të llojit “Wudy AIA”. Malli është sekuestruar në subjektin e magazinës frigoriferike “Ismet
Darsi” në rrugën “Butrinti”, në Laknas të Tiranës, përDarsi” në rrugën “Butrinti”, në Laknas të Tiranës, për shkak se nga inspektimi rezultoi se në këtë subjekt nuk kishte kushte të ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve ushqimore, mungesë dokumentacioni të
gjurmueshmërisë për produktin sallam “Wudy AIA” dhe dokumentacione gjurmueshmërie për produkte të tjera ushqimore.

Gjithashtu subjektit i është vënë edhe një gjobë prej 100.000 lekësh të reja.
Sipas zëdhënësit të Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, Granit Sokolaj, sasia prej më tepër se 3 tonësh është e kontrabanduar në territorin shqiptar dhe nuk përmbante
asnjë etiketim sipas standardeve të tregtimit në Shqipëri, si dhe origjina e mallit është e panjohur.

Prandaj bëhet e domosdoshme që konsumatorët shqiptarë të sigurohen që të lexojnë me kujdes etiketat e produktit të mësipërm për të verifikuar se është tregtuar në mënyrë legale në Shqipëri dhe të dallojnë rrjetin e përcaktuar të shpërndarjes së mallit para se ta blejnë atë.

Share Button