Bllokimi në Kakavijë, policia sqaron situatën

Policia e Shtetit ka sqaruar situatën e krijuar në pikat e kalimit kufitar për në Greqi.
Sipas saj, që prej mbrëmjes së djeshme, sistemi kompjuterik i palës greke ka shfaqur probleme teknike deri në bllokimin e plotë të tij. Sistemi kompjuterik është bllokuar për shkaqe teknike, jo vetëm në kufirin më Shqiperinë, por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

“Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kanë të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e defektit në sistem. Policia Kufitare ka mbajtur kontakt të pandërprerë me Policinë Greke, ku është marrë përgjigjie se po punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit. Pala greke pretendon se deri sot pasdite ky defekt të rregullohet dhe të filloje lëvizja e qytetarëve me funksionimin normal të sistemit”, sqaron policia.

Policia Kufitare ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të mjeteve që të mos dynden në pikat e kalimit duke krijuar radhë e konfuzion. “Me të marrë njoftim nga pala greke për rregullimin e sistemit, do t’ju njoftojmë nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale”, thotë Policia e Shtetit.

Share Button