Blindohet Brukseli, autoritetet flasin për kërcënime serioze

Brukseli është në nivel të lartë sigurie që pas sulmeve të një jave më parë në Paris, por autoritet kanë tërhequr sërish vëmendjen në orët e para të së shtunës, ku përmes një deklarata flitet për një kërcënim serioz dhe të afërt në kohë.

Deklarata është lëshuar nga Qendra e Krizës pranë Ministrisë së Brendshme të Belgjikës ku thuhet se një “kërcënim serioz dhe i afërt kërkon marrjen e masave të veçanta të sigurisë, si dhe rekomandime specifike për njerëzit”..

Përpos kësaj, qytetarët këshillohen që të shmangin sa më shumë vendet ku ka shumë njerëz. Konkretisht këshillohen që të shmangen koncertet, eventet sportive, aeroportet si edhe stacionet e metrove.

 

Share Button