Blerjet on-line pa taksa deri në 20 mijë lekë

Qeveria lehtëson blerjet e mallrave on-line.

Me një vendim të djeshëm Këshilli i Ministrave vendos pagesën e taksës doganore për mallra me vlerë mbi 20.000 lekë ndërkohë që deri tani taksoheshin mallrat me vlerë nga 10.000 lekë.

Ky vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

VENDIMI

“Qeveria ka vendosur dje që në Vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëjë amendimin e mëposhtëm: “Mallra me vlerë të papërfillshme do të thotë: mallra, vlera përmbledhëse e të cilave nuk i kalon 20.000 lekë për çdo dërgesë”.
Kështu, të gjithë ata që blejnë on-line, duke përdorur kartat e kreditit dhe transfertat në internet dhe të cilëve u vjen produkti me postë nga jashtë vendit, do të paguajnë taksë në rast se vlera e mallit do të kalojë 200 mijë lekë të vjetra dhe jo më 100 mijë lekë si më pare”.

Dukuria e blerjeve online është shtuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave nga Posta Shqiptare, në vitin 2013 janë dërguar 265 mijë pako nga jashtë, nga 145 mijë që erdhën në vend në 2012-n.

 

Share Button