Bisedë telefonike Merkel-Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Me anë të një njoftimi, Shtëpia e Bardhë, tha se presidenti dhe kancelarja kanë këmbyer pikëpamje në bashkëpunimin amerikano-gjerman në inteligjencë, ndërsa presidenti ka thënë se ai mbetet në komunikim të afërt për mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit për lëvizje përpara”.
Ky është diskutimi i parë ndërmjet dy liderëve, prej kur Gjermania  dëboi shefin e një stacioni të agjencisë CIA në Berlin, në shenjë  reagimi ndaj informacioneve se dy gjermanë kanë spiunuar për Shtetet e Bashkuara.
Vitin e kaluar, ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka zbuluar se Agjencia Kombëtare e Sigurisë,  ka përgjuar bisedat telefonike të kancelares Merkel. Ky zbulim ka shkaktuar shqetësim në Gjermani.

Share Button