Bima magjike me emrin selino

Në kohën e Homerit, selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit. Më vonë, në Romë kjo bimë simbolizonte fitoren dhe kështu së bashku me dafinën është përdorur si kurorë në kokat e fituesve.

Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Në mjekësinë kineze, selino është përdorur si një ilaç për tensionin e lartë të gjakut dhe për artritin dhe problemet me reumatizmën. Substanca tek selino me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit rheumatoid dhe osteoartritin.

Kërcelli i gjatë i selinos ngjason me eshtrat dhe sipas studimeve selino është shumë efikas për shëndetin e kockave. Përmban shumë elemente ushqyese, mineraleve dhe vitaminave të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave.

Selino përmban 23 për qind silic i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të forte dhe flokëve. Selino është i pasur me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për shfrytëzimin e drejt të kalciumit në eshtra, me çka përmirësohet shëndeti i eshtrave dhe parandalohen thyerjet. Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore. Përfitimet më të mëdha udhqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e saposhtrydhur.

Përbërja e selinos

selino1Vlera energjetike e 100 gramëve të selinos është e vogël – përmban 14 kcal/59 kJ. Prej kësaj 0,69 për qind janë proteina, 2,97 për qind karbohidrate dhe 0,17 për qind yndyra. Është burim i shkëlqyer i kaliumit (ka rol të rëndësishëm në rregullimin e qarkullimit të gjakut, ruajtjen e masës eshtërore, funksionimin e sistemit nervor, zemrës, veshkave dhe funksioneve muskulore dhe adrenalinës), vitaminës C (e cila ndihmon tek infektimet me viruse dhe baktere, ftohja, astma, alergjitë, sëmundjet e zemrës…), vitaminës B1 (e cila është përgjegjëse për funksionim normal të sistemit nervor). Përveç këtyre, në selino janë gjetur edhe natriumi, kalciumi, proteina, selinoja e papërpunuar është efektive kundër gurëve të veshkave, sepse ndikon si diuretik. Ajo gjithashtu ul edhe shtypjen e gjakut, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e kolesterolit. Ekspertët e rekomandojnë këtë bimë për ta luftuar stresin. Në farmaci, farat e saj përdoren për përgatitjen e barërave për qetësim.

Pirja e lëngut të saposhtrydhur të rrënjëve, gjetheve dhe trungut është një ilaç i shkëlqyeshëm për të rrëzuar kilet e tepërta. Kompleksi i natriumit ndihmon në zbutjen e acidit në lukth dhe ashtu ndikon mirë edhe në tretje dhe e zvogëlon fryrjen. Selinon mund ta përdorim edhe për shërimin e astmës.

Për shkak të përmbajtjes së madhe të vajrave eterike dhe përbërësve të tjerë të dobishëm, selinoja ndikon kundër baktereve dhe mukozës në zorrë dhe në traktet urinare.

selino 3Ja disa nga përfitime kryesore që marrim nga konsumi i selinos

Rregullon peshën
Një selino e madhe i ka vetëm 10 kalori. Për këtë arsye është mirë që ta përdorni në sallata dhe supa.

Ndihmon në rastet e inflamacionit
Nëse keni inflamacion të mushkërive, astmës ose akne, konsumoni më shumë selino për trajtim të proceseve të inflamacionit.

Selinoja qetëson
Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Një selino para fjetjes ndihmon për gjumë më të mirë.

Rregullon vlerën e acideve në organizëm
Selinoja ka mjaft minerale që ndihmojnë në reduktimin e acidit në lukth.

Ndihmon tretjen
Përqindja e lartë e ujit bën që selinoja të jetë e mirë për tretjen. Kjo përqindje e lartë e ujit në kombinim me fibrat ndihmon edhe në rregullimin e jashtëqitjes.

Përmban kripëra të mira
Kripa në selino është organike, natyrale dhe e domosdoshme për shëndetin tuaj.

Është e mirë për sytë
Një selino përmban deri në 10 për qind të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin.

Selino kontrollon kolesterolin e keq
Përbërësi i bimës, butilftalidi, i cili ia jep shijen specifike selinos, gjithashtu ndihmon edhe në redukton e sasisë së kolesterolit të keq. Ndërkohë kolesterolin e keq mund ta ulni duke përdorur yndyrna të shëndetshme si avokadot

Yndyrnat e avokados përmbajnë disa fitokimikate që ndihmojnë për të ulur kolesterolin e keq” LDL dhe të rrisë nivelin e HDL­së (lipoproteina me densitet të lartë) apo kolesteroli i mirë që ndihmon për pastrimin e kolesterolit të tepërt në trup.

Ul shtypjen e gjakut
Selinoja e papërpunuar, është dëshmuar shkencërisht, e ul shtypjen e gjakut.

Vepron si afrodiziak
Një gjë e tillë nuk është e imagjinuar. Është dëshmuar që selinoja ka përbërës që e nxisin emocionimin seksual.

Pengon zhvillimin e qelizave kanceroze
Shumë studime kanë zbuluar që selinoja e ndal rritjen e qelizave malinje, veçanërisht të qelizave të kancerit të pankreasit. Studime të tjera pohojnë se e parandalon formimin e qelizave të kancerit të gjirit.

Share Button