Biletat e koncerteve të Adele shiten në kohë rekord

Në një kohë rekord, për vetëm tre minuta pas daljes në treg janë shitur të gjitha biletat e këngëtares Adele për koncertet që ajo do të mbajë në Dublin të Irlandës.

Çmimet e këtyre biletave të cilat kanë dalë në shitje “online” startonin nga 300 euro deri në 850 euro.

Ylli i këngës “Hello” pritet të performojë në skenën e Dublinit më 4 dhe 5 mars të vitit të ardhshëm. Ajo do të performojë gjithashtu më 29 shkurt dhe 1 mars në Belfast.

Shumë fansa të zhgënjyer nga çmimet e larta kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke treguar se ishte vërtetë qesharake. Por, pavarësisht kësaj biletat tashmë janë të gjitha të shitura.

Ka qenë vetë këngëtarja, e cila më herët nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar të gjithë fansat e saj për turneun që do të zhvillojë në Evropë përgjatë vitit 2016.

“Mezi pres që t’ju shikoj të gjithëve pas një kohe të gjatë pauze”, – ka shkruar ajo.

 

 

Share Button