“Bild”: Gjermania përgatitet të presë 1.5 milion emigrantë këtë vit

Gjermania përgatitet të presë rreth 1.5 milion emigrantë këtë vit, një shifër kjo më e madhe se ato të mëparshmet, ka raportuar sot e përditshmja gjermane “Bild”, duke cituar parashikime të fshehta të qeverisë.

“Presioni i emigrimit do të rritet më tej. Tani ne presim 7 deri në 10 mijë kalime ilegale të kufirit çdo ditë në tremujorin e fundit”, – shkruan “Bild”.

Sipas gazetës, autoritetet gjermane janë të shqetësuara për rrezikun e mungesës së kushteve”dhe ato tashmë kanë probleme me numrin e nevojshëm të kontenjerëve për vendosje dhe kapacitetet sanitare për prurjet e emigrantëve të rinj.

Ndërkohë kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania nuk do të dobësojë përkushtimin e saj për strehimin e azilkërkuesve.

 

Share Button