Bie zjarr në spital, 20 viktima në Korenë e Jugut

Rreth 20 pacientë dhe një infermiere kanë mbetur të vdekur në një spital në Janseong të Koresë së Jugut, ndërsa 6 persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën pas zjarrit që përfshiu spitalin Hyosarang, rreth 300 kilometra në jug të Seulit. Zyrtarët vendas kanë thënë se shumica e viktimave kanë vdekur si pasojë e gazrave toksike. Mësohet se zjarri në ndërtesë është shuar brenda 30 minutave. Mediat vendase raportojnë se zjarri ka rënë në katin e dytë të një ndërtese 3-katëshe dhe pacientët, të cilët ndodheshin në katin e tretë nuk kanë mundur të evakuohen dhe më pas dhomat e tyre janë mbushur me tym si pasojë e zjarrit. Infermierja, e cila humbi jetën po përpiqej të shuante flakët.

Share Button