Biden: Rrëzimi i avionit malajzian nuk është aksident

Nënpresidenti Joe Biden thotë se avionin malajzian e rrëzuan në Ukrainën lindore, dhe se ky incident nuk ishte një aksident.

Zyrtarët amerikanë konfirmuan se avioni ishte goditur nga një raketë, por nuk është e qartë në se kush e ka hedhur raketën, në se ajo është hedhur nga territori rus, apo nga ai ukrainas.

Zyrtari tha se avioni mund të jetë qëlluar qëllimisht nga dikush, i cili mund ta ketë marrë atë për avion ushtarak transporti.

Avioni Boeing 777 me 295 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ishte nisur nga Amsterdami për në Kuala Lumpur.

Ai u rrëzua në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, pranë qytetit Snizhne.

Ukraina akuzon separatistët pro-rusë se e kanë rrëzuar avionin, duke e qëlluar me një raketë tokë-ajër, ndërsa udhëheqësit rebelë thonë se avionin e ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas.

Share Button