Beyonce dhe Jay Z, turne të përbashkët

Çifti i famshëm Jay Z dhe Beyonce planifikojnë të nisen një turne të përbashkët gjatë verës. Këngëtarja dhe reperi thuhet se tashmë kanë vendosur për turneun e përbashkët nëpër SHBA dhe bëhen gati ta zbulojnë atë. Dyshja kanë realizuar një varg  paraqitjesh live së bashku së fundmi në koncertet e njëri-tjetrit, që ka shërbyer si stërvitje për turneun e përbashkët. Sipas Page Six të New York Post, 32-vjeçarja dhe 44-vjeçari do të performojnë në 20 stadiume nëpër Shtetet e Bashkuara gjatë verës. Ata performuan hitin e tyre “Drunk in Love” në disa ngjarje së fundmi, përfshirë Grammy Awards, koncertin e Super Bowl dhe në njërin prej koncerteve të Beyonce në O2 Arena të Londrës.

Share Button