Betohet Petro Poroshenko

Presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko ka bërë betimin sot në një ceremoni që është mbajtur në Parlamentin e këtij shteti.

Menjëherë pas betimit, ai u shpreh se Ukraina ka nevojë për paqe, siguri dhe unitet.

Ai ka thënë se mundesitë shumë të mëdha që i janë hapur Ukrainës me rënien e tiranisë, rrëzimit nga pushteti të ish presidentit, Viktor Janukoviç, pengohen nga ngjarjet në Donbas.

Poroshenko gjithashtu u ka bërë thirrje kryengritësve që të lënë armët ndërsa ka ofruar aministi për ata që nuk kanë gjak në duart e tyre.

 

Share Button