Besimtarët myslimanë falin Namazin në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët muslimanë do të falin namazin e të dielës në sheshin e ri “Skënderbej”. Në dispozicion të tyre janë vënë 16 mijë m2, përkatësisht 3 mijë për femrat dhe 13 mijë për meshkujt.

“Për herë të parë do të jemi në një shesh dhe investim të mrekullueshëm publik, pra jo për ta faluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por në një shesh që është për të gjithë qytetarët dhe besimtarët njëherazi dhe për të qënë të gjithë së bashku nesër në orët e para të mëngjesit, në orën 6, për të falur Bajramin e Madh për besimtarët e kryeqytetit dhe Shqipërisë”, ka thënë myftiu i Tiranës, Ylli Gura.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj shprehu mirënjohjen për besimtarët muslimane kur tha se muaji i agjërimit ka qënë një muaj solidariteti për shumë njerëz në nëvoje dhe shprehu dëshirën që kjo frymë të vazhdojë përgajtë gjithë vitit pasi është ajo çka i nevojitet kryeqytetit. Ne largohemi nga ajo situatë ku besimtarët faleshin në rrugë, tha Veliaj , dhe tani bashkia ka marrë të gjitha masat e nevojshme që çdo gjë të shkojë si duhet.

“Ne kemi marrë të gjitha masat për të gjitha nevojat logjistike, duke filluar që nga fonia, pastrimi, shatërvanet. Do të ofrojmë parkingjet e bashkisë falas për besimtarët nga ora 5-7 e mëngjesit e nëse parkingu tek sheshi është i zënë do hapet parkingu i Bulevardit të Ri. Pra, do ketë vende. Por i bëj thirrje të gjithë besimtarëve që vijnë nga zona e qendrës të mos përdorin makinat, në mënyrë që të lihet vend atyre që vijnë nga periferitë apo rrethet”, tha Veliaj.

Hera e fundit që muslimanët janë falur në shesh ka qënë viti 2009.

Share Button